Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, thotë se Barcelona ia ka frikën klubit anglez.
Katalunasit do të ndeshen me Cityn në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve dhe ish-futbollisti blaugran beson skuadra e tij e dikurshme i frikësohet eliminimit nga ekipi i tij aktual.
“Për të shkruar historinë, nganjëherë duhet kohë. Unë jam me fat që gjendem në vendin e duhur, sepse klubi ka sjellë lojtarë fantastikë”.
“Për të qenë i sinqertë, gjithçka është në vendin e duhur dhe jam i sigurt se pas dy vitesh, Man City do të bëhet klubi më i madh në botë”.
“Ata (Barcelona) kanë frikë nga ne. Ata kanë frikë për mënyrën se si luajmë në Ligën Premier, sidomos në shtëpi”.
“Ne zhvillojmë futboll fantastik dhe shënojmë gola, është një sulm total. Megjithatë, do të jetë përballje e vështirë dhe ne e dimë se për të fituar duhet të jemi në maksimumin e lojës sonë”, ka deklaruar 30-vjeçari për Sky Sports. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment